Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lewandowski godet penalltinë më të keqe në karrierë, “paqe” në “Camp Nou” për pjesën e parë (video)
2 Dhjetor 2025 21:57 Telesport Pjesa e parë në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Atletico Madridit është mbyllur në barazim 1-1. “Colchoneros” kanë kaluar të parët në avantazh falë golit të Alex Baena, një nga blerjet e tyre të bujshme gjatë verës së fundit. Spanjolli shënoi pasi mori një top të gjatë nga Nahuel Molina dhe duke zënë në befasi mbrojtjen e Barcelonës, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia, në minutën e 19-të. Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e katalanasve, të cilët barazuan shifrat me Raphinha-n, në minutën e 26-të. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Pedri dhe pas një veprimi të bukur në zonë, duke dribluar edhe portierin Jan Oblak në fund. Në minutën...