E Djathta, si ego dhe identitet i munguar

E Djathta, si ego dhe identitet i munguar

Nga Ben Andoni Shqipëria po e kërkon prej kohësh të Djathtën e saj natyrale ose më mirë atë që ëndërronte ta kishte. Jo thjesht si nevojë ideologjike, por lidhur me perceptimin e saj për shtetin përballë korrupsionit të madh që shoqëron të Majtën dhe të gjithë strukturën e saj administrative. Zhgënjimi që la e Djathta e Berishës, dymbëdhjetë vite më parë bashkë me pushtetin, po e të njëjtit argument lidhur me korrupsionin; tashmë e Majta e ka çuar në nivele të papërfytyrueshme. Shqetësuese mbetet pse e Djathta nuk e percepton si duhet këtë situatë dhe të krijojë mundësinë e ta kthejë në favorin e saj. Pyetjet nuk mbarojnë. Pse janë zhdukur dhe pse nuk u identifikuan kurrë si duhet rrënjët e saj të vërteta? Kuptohet...