“Time To Decide Europe 2025”/ Rama në Vjenë: Privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi

“Time To Decide Europe 2025”/ Rama në Vjenë: Privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë, më 2 dhjetor, në Vjenë, ku ka marrë pjesë në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës. Në një postim në rrjetet sociale ku ndan pamje nga zhvillimi i kësaj konference, kryeministri Rama shprehet se: “ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare.” Në këtë konferencë marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë. “Time to Decide Europe 2025” është një konferencë njëditore e organizuar nga ERSTE Foundation në bashkëpunim me Institute for Human Sciences (IWM Vienna), e cila trajton disa nga sfidat më të ngutshme të Europës. Kjo konferencë...