Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“O Florjana po ti s’më dëgjon?”/ Incident gjatë takimit të Berishës, anëtari akuza Kryetares së Njësisë 9: Më ke sharë, kërcënu dhe…
Berisha ka mbajtur sot një tjetër formë foltoreje, duke takuar anëtarët e saj të Kryesisë nëpër degë, që nisi me ata të degës 9 në Tiranë. Ky takim i Berishës që u iniciua për të bashkuar dhe dëgjuar demokratët, duket se është shoqëruar me një incident që tregoi një përplasje mes kryetares së PD në këtë degë, Eda Grimci, dhe një prej anëtarëve. Në mbyllje të takimit, kur zëdhënësja e PD Florjana Gara iu drejtua sallës duke pyetur nëse kishe më pyetje, zotëria në fjalë ngriti dorën. Grimci ndërkohë tha se s’ka pyetje dhe kërkoi që takimi të mbyllej. “Florjana, po ti nuk më dëgjon mua po jo nuk duhet ta bësh ti atë gjë”, i drejtohet Grimci me zë të ulët Florjana Garos pasi...