Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Skandali në BE, kush është zyrtari tjetër i lartë që u arrestua me Mogherinin
Skandali në BE, kush është zyrtari tjetër i lartë që u arrestua me Mogherinin Ish-shefja e diplomacisë së BE-së dhe aktualisht rektore e “Collegio d’Europa”, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion që përfshin një program trajnimi të diplomatëve europianë. Sipas mediave belge, së bashku me Mogherinin është ndaluar edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (SEAE) dhe aktualisht drejtues i DG Mediterraneo në Komisionin Europian. Personi i tretë i arrestuar është një menaxher i Collegio d’Europa, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, hetimet kanë të bëjnë me një rast mashtrimi të mundshëm që lidhet me përdorimin e fondeve të...