“Vatikani po punon në ‘prapaskenë’ për paqe, aty ku ka konflikte”, Papa Leoni XIV: Prania e Evropës në vendimet e luftës është e rëndësishme

“Vatikani po punon në ‘prapaskenë’ për paqe, aty ku ka konflikte”, Papa Leoni XIV: Prania e Evropës në vendimet e luftës është e rëndësishme

Papa Leoni XIV ka theksuar se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur dhe se Italia mund të ketë një rol të rëndësishëm si ndërmjetëse mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për gjetjen e një plani paqeje për Moskën e Kievin. Ai tha se Selia e Shenjtë ka nisur kontakte me disa liderë ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë të bëjë thirrje për paqe, duke përdorur marrëdhëniet diplomatike që ka me vendet e rajonit. Papa theksoi se lufta ka shumë dimensione dhe se Europa duhet të jetë pjesë e çdo plani paqeje. Në intervistëm e dhënë për ‘La Stampa’, Papa përmendi edhe vizitën e tij në Liban, ku u takua me përfaqësues të grupeve fetare e politike, përfshirë edhe shiitët. Ai tha se...