Arrestimi i Mogherinit dhe dy diplomatëve të tjerë/ ‘Politico’ zbardh hetimin: U shkelën rregullat në tenderin me Kolegjin e Europës

Arrestimi i Mogherinit dhe dy diplomatëve të tjerë/ ‘Politico’ zbardh hetimin: U shkelën rregullat në tenderin me Kolegjin e Europës

Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini. Sipas Prokurorisë Europiane (EPPO), ekzistojnë “dyshime të forta” se të arrestuarit janë të përfshirë në shkelje të rregullave të konkurrencës gjatë dhënies së një kontrate për funksionimin e Akademisë Europiane të Trajnimit të Diplomatëve. Përveç Federica Mogherinit, në pranga është marrë edhe ish-diplomati italian i BE-së Stefano Sannino, si dhe bashkë-drejtori i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive në Kolegjin e Europës, Cesare Jegretti. Sipas ‘Politico’, kontrollet, të cilat u kryen pas kërkesës së EPPO-s, u realizuan...