Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, ky është momenti kur autori i afrohet te makina dhe e qëllon për vdekje
Ky është momenti i vrasjes së biznesmeni Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka. Siç shihet nga pamjet, autori i është afruar në makinë viktimës dhe e ka qëlluar duke e lënë për vdekje. Policia ka njoftuar sot zyrtarisht se ka arrestuar ortakun e viktimës, Xhino Ago, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35...