Trump: Sulmet ndaj objektivave brenda Venezuelës do të fillojnë së shpejti

Trump: Sulmet ndaj objektivave brenda Venezuelës do të fillojnë së shpejti

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën gjatë mbledhjes së kabinetit se së shpejti do të fillojë të godasë objektiva brenda Venezuelës, një përshkallëzim i ofensivës së administratës së tij kundër trafikantëve të dyshuar të drogës. “Do të fillojmë t’i bëjmë këto sulme edhe në tokë. Ne e dimë se ku jetojnë ata. Ne e dimë se ku jetojnë të këqijtë dhe do ta fillojmë këtë shumë shpejt”, tha ai. Trump ka menduar për shënjestrimin e njerëzve në Venezuelë për javë të tëra, në atë që do të shënonte një përshkallëzim të madh nga një fushatë që është përqendruar vetëm në sulmin ndaj anijeve që zyrtarët pretendojnë se transportojnë drogë në SHBA. Trump mbrojti sulmet ndaj anijeve të dyshuara me drogë në Karaibe dhe argumentoi se...