Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Brenda PD ka disa fraksione, të cilat po…”/ ‘Kafja e famshme’ e Salianjit, reagon analisti: E trembën Berishën
Analisti Roland Bejko i pranishëm në një studio televizive u shpreh se lëvizjet e Ervin Salianjit i kanë bërë nder Berishës, sepse lëvizjet e tij e detyruan drejtuesin e PD të zbresë në terren dhe të mbajë takimet me njerëzit. Ai theksoi se edhe pse zbriti në terren, Sali Berisha nuk tha asgjë konkrete për ta nxjerrë Partinë Demokratike nga kriza ku ajo ndodhet. “Në këtë moment flasin natyrisht që i ka bërë nder dhe i bën nder Berishës, sepse u desh të pihej ajo kafe që Berisha të dilte ai i parë dhe të zbriste në bazë për të mos thënë asgjë, sepse me sa dëgjuam ai nuk tha asgjë. Foli për Kosovë, foli për Amerikën. Foli për gjithçka, por nuk foli për problem...