Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Sherr për një vajzë! 35-vjeçari nxirret me forcë nga makina dhe goditet me shkop bejsbolli
FOTO ILUSTRUESE LEZHË-Një incident i dhunshëm është regjistruar në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti, ku Petrit Paloka është dhunuar barbarisht. Raportohet se 35-vjeçari është nxjerrë me forcë nga makina e tij nga disa të tjerë, të cilët më pas e kanë goditur me sende të forta. Paraprakisht raportohet se sherri ka nisur për ngacmimin e një vajze. Pas ngjarjes Paloka është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Në deklaratën e parë ai ka thënë se nuk i ka njohur autorët dhe se është qëlluar me shkop bejsbolli duke marrë plagë të rënda. Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende...