Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
FOTO-LAJM/ Braktiset Berisha, mbështetësit e tij ‘nuk kanë kohë’ për të, e ndjekin vetëm 293 vetë
Sali Berisha ka nisur sot turin e takimeve në bazë, duke filluar nga Njësia 9 në kryeqytet. Takimet që ai po i quan Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve po ndjekin Foltoren 2 përpara kryeministrisë, mirëpo ajo që po vihet re është braktisje e madhe nga demokratët. Në takimin e sotëm në Tiranë, ajo që të binte në sy ishte salla bosh dhe një grusht i vogël njerëzish. Përveçse në realitet, Berisha po braktiset edhe virtualisht, ndërkohë që takimin e sotëm kanë qenë vetëm 293 vetë që e kanë ndjekur më kohë reale.