Shantazhi ndaj familjes Schumacher, gjykata gjermane konfirmon dënimet për dy të akuzuarit

Shantazhi ndaj familjes Schumacher, gjykata gjermane konfirmon dënimet për dy të akuzuarit

Bota E Martë, 2 Dhjetor 2025 21:01 Gjykata rajonale e Wuppertal-it ka lënë në fuqi vendimin për dy personat e akuzuar për tentativë shantazhi ndaj familjes së legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Gjatë procesit të apelit, trupi gjykues konfirmoi dënimin me 3 vjet burg për Yilmaz T. për tentativë zhvatjeje. Bashkëpunëtori i tij, Markus F., një ish-punonjës sigurie, mori një dënim me 2 vjet heqje lirie me kusht për rolin e tij si bashkëpunëtor. Vendimi u mor pasi në seancat e apelit nuk u paraqitën prova apo dëshmitarë të rinj që mund të ndryshonin rrjedhën e gjykimit. Akuzat ndaj tyre lidheshin me një kërcënim serioz për të publikuar rreth 1500 dosje private në “Darknet”. Ky material i ndjeshëm përfshinte foto personale, video dhe dokumente...