Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Importet sezonale, deputeti Bido: Fermerëve u kërkohet mandarina me 40 lekë, në treg shitet 100
Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka denoncuar sot atë që e cilëson si një fushatë të padrejtë dhe të orkestruar mediatike ndaj prodhuesve të mandarinave në zonën e Konispolit. Në një deklaratë publike nga parlamenti, Bido hodhi poshtë me forcë zërat se prodhimi vendas është i kontaminuar me pesticide, duke e konsideruar këtë një manovër të pastër spekulative nga tregtarët e mëdhenj. Sipas deputetit socialist, pas lajmeve për pesticide fshihen interesat e grosistëve që synojnë të favorizojnë importin në dëm të fermerit shqiptar. “Është një sulm që vjen prej grosistëve që duan të sjellin mandarina të importuara. Në asnjë rast nuk ka asnjë analizë që nxjerr mandarinat e Konispolit me pesticide”,-deklaroi Bido. Ai solli në vëmendje diferencën abuzive në çmimet e tregut: ”Ky sulm ka...