Përmbytjet në Berat, deputeti Bozdo: 1 mijë hektarë nën ujë, fermerët të dëmshpërblehen 100%

Përmbytjet në Berat, deputeti Bozdo: 1 mijë hektarë nën ujë, fermerët të dëmshpërblehen 100%

Partia Demokratike ka kërkuar sot nga qeveria që të marrë përsipër dëmshpërblimin e plotë të fermerëve të prekur nga përmbytjet në qarkun e Beratit, duke akuzuar shtetin për dështim në menaxhimin e infrastrukturës mbrojtëse. Deputeti i PD-së, Eno Bozdo e përshkroi situatën në terren si dramatike, me dëme kolosale në bujqësi dhe blegtori. Sipas Bozdos, pasojat e motit të keq janë rënduar nga mungesa e masave parandaluese. “Situata në Berat pas përmbytjeve është e rëndë. Afro 1 mijë hektarë tokë janë të përmbytura. Për fat të keq, fermerëve u shtohet dhe humbja e mijëra krerë bagëtive,” tha ai. Deputeti i PD-së ngriti gishtin e akuzës ndaj cilësisë së punimeve publike. Ai theksoi se paratë e hedhura për argjinatura kanë shkuar dëm, pasi ato nuk kanë...