Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dhunimi i të riut në Lezhë, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit nga Spitali i Traumës
Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku personi në fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët. Ai ka deklaruar nga Spitali i Traumës, aty ku po merr mjekim, se nuk i ka identifikuar autorët pasi ka qenë errësirë, teksa ata kanë përdorur shkop bejsbolli. I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e...