Braçe ngre problematikat në Shëndetësi: Ambulanca në Njësinë Nr.5 në hyrje pallati, mes gomisterisë

Braçe ngre problematikat në Shëndetësi: Ambulanca në Njësinë Nr.5 në hyrje pallati, mes gomisterisë

Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Kuvend ka evidentuar problematikat e zonës që mbulon nga bonusi i pensionistëve, legalizimet dhe shëndetësia. Sa i përket kësaj të fundit Braçe deklaron se në njësinë nr.5 në kryeqytet ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati dhe është e ndarë në dy dhoma mes të cilave ndodhet një gomisteri. Për pronat, deputeti socialist u shpreh se në Selitë ka 850 banesa të pa legalizuara. Ai shtoi, se ka edhe banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie.  Erion Braçe: Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë...