Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kupa e Mbretit: Kumbulla titullar në fitoren e Mallorca-s, Muriqi e bën pushim
2 Dhjetor 2025 21:06 Telesport Kanë përfunduar 4 nga ndeshjet për Kupën e Mbretit në Spanjë, të vlefshme për fazën e 1/32-ve. Ekipet e La Ligës kanë bërë detyrën, duke mos lënë vend për surpriza. Mallorca fitoi 2-3 në transfertë ndaj Numancia. Marash Kumbulla e nisi si titullar dhe bëri një paraqitje shumë të mirë. Mbrojtësi kuqezi luajti për 65 minuta, pasi sapo është rikthyer nga dëmtimi. Vedat Muriqi e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke qëndruar “pushim” sot. Në sfidat e tjera, Alaves fitoi 0-3 në transfertë ndaj Portugalete, duke siguruar me lehtësi biletën për në fazën tjetër. Osasuna fitoi 3-5 në transfertë ndaj Ebro, ku 4 nga golat e tkaimit u shënuan në kohën shtesë. Huesa fitoi në transfertë 0-2 ndaj Racing Club Ferrol....