Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Federica Mogherini u ndalua sot, Berisha: Do vinte nesër në Tiranë! Rama do e merrte për deklarata, por…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas një serie arrestimesh të kryera nga autoritetet belge, ku njëra prej të ndaluarve është Federica Mogherini, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian. Berisha theksoi se Mogherini, e cila është rektore edhe në degën e Kolegjit të Europës në Tiranë, kishte në plan të vizitonte Shqipërinë dhe se kryeministri Rama kishte bërë programin që t’i merrte deklarata. Kryedemokrati theksoi se Eurojust i dha Mogherinit ato deklarata që meritonte. “Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”, tha kreu i PD-së. Berisha: Ja ku janë kullat miq. Kullat janë të pashitura shumica. Jo, i kanë blerë çunat e drogës dhe i lënë ashtu, i lënë aty. Pra, çfarë është kjo para?...