Berisha kritikohet në sy nga i riu: U çuditëm, si merret PD gjithë kohës vetëm me shkarkimin e Peleshit? E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë

Berisha kritikohet në sy nga i riu: U çuditëm, si merret PD gjithë kohës vetëm me shkarkimin e Peleshit? E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë

Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e njësisë nr.9 në Tiranë.  Një prej të rinjve, pjesë e strukturave të PD, nuk ia ka kursyer kritikat Berishës në sy, ku ndër të tjera i tha se po vijojnë të promovohen figura në PD që nuk kanë dhënë rezultate, dhe se kjo forcë politike, merret vazhdimisht vetëm me një temë.  “Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Kush deputet nuk merrte rezultate e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën.  Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën...