“Askush s’ka kurajë të kërkojë largimin e tij”/ Problemi i PD, përgjigjet analisti: Është vetë Sali Berisha, dështim

“Askush s’ka kurajë të kërkojë largimin e tij”/ Problemi i PD, përgjigjet analisti: Është vetë Sali Berisha, dështim

Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në një emision televiziv, u shpreh se problemi kryesor i Partisë Demokratike është vetë Sali Berisha. Gjatë intervistës, tha se e sheh si pozitive lëvizjen e Ervin Salianji, duke theksuar se në këtë mënyrë po i shpëton dinjitetin partisë. “Është një betejë që shumë mirë që e ka nisur qoftë edhe për të shpëtuar dinjitetin e një partie që nuk del njeri dhe të thotë jemi në disfatë. Nuk e kërkon askush. Askush nuk ka kurajë të thotë gjënë më elementare, që Berisha duhet të iki. Kryetari është më i dështuari në botë, dhe nuk del asnjeri të thotë që ka dështuar. Dhe mendoj që Salianji me këtë po i shpëton dinjitetin asaj partie. Edhe pse deri tani s’ka...