Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) lidhur me 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë. Vitin e kaluar të ardhurat e tyre nga shitja e armëve dhe e shërbimeve ushtarake arritën në 679 miliardë dollarë. Kjo përbën një rritje prej 5.9 përqind krahasuar me vitin 2023. Edhe atëherë përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike dhe mbi të gjitha lufta në Ukrainë çuan në rritjen e kërkesës për armë. Ky trend u përshpejtua më tej në vitin 2024. Pra, a është lufta në Ukrainë e mirë për biznesin? “Për sektorin e mbrojtjes, padyshim”, tha për DW Nan Tian një nga autorët e raportit të SIPRI-t. “Gjatë dy viteve të...