Zbardhet skema e abuzimit në AZHBR/ 2 milionë euro për fermerët në Malësinë e Madhe, sipërfaqja e tokës e rritur në mënyrë fiktive

Zbardhet skema e abuzimit në AZHBR/ 2 milionë euro për fermerët në Malësinë e Madhe, sipërfaqja e tokës e rritur në mënyrë fiktive

Në vitin 2024 AZHBR ka dhënë para për toka të pa mbjella me bimë mjekësore aromatike. Nëse të gjithë fermerët e kësaj zonë do të plotësonin kushtet e Ministrisë së Bujqësisë për të përfituar subvencion, sipërfaqja e tokës nuk do të kalonte shifrën e 5000 Ha. Burime për Top Channel thonë se inspektorët e AZHBR të  njëjtën parcelë prezantonin si një tokë të re, por që herë pa herë i ndryshonte emri fermerit. Duke përdorur Skemën Kombëtare si instrument drejtoresha e AZHBR, Ardita Kucci  rriti në mënyrë fiktive sipërfaqen e parcelave me sherebelë dhe livandul, ku për 846 fermerë nga Malësia e Madhe për 6,345.1 Ha, u dhanë 190.353.000 ALL. “Epiqendra më e madhe e kultivimit  e BMA është Malësia e Madhe, Kopliku ku vetëm...