VIDEO/ Berisha: Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD. Rama sot është gazi i Europës

VIDEO/ Berisha: Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD. Rama sot është gazi i Europës

Lideri i demokratëve Sali Berisha, gjatë ‘Foltores’ me strukturat dhe simpatizantët degës numër 9 të PD-së në Tiranë, deklaroi se ‘forcat demokratike në Europë dhe në botë i kanë sytë tek Partia Demokratike’, ndërsa akuzoi Edi Ramën për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe për ndërtimin e një ‘narko-shteti’ në Shqipëri. Berisha theksoi se askush nga jashtë ‘nuk do të vijë për të rrëzuar Ramën’, duke nënvizuar se kjo është detyrë e opozitës dhe qytetarëve. Ai lajmëroi nisjen e një analize të brendshme në çdo seksion të PD-së për veprimtarinë zgjedhore, listat, organizimin dhe performancën e strukturave, me synim përgatitjen për një betejë të re politike. Sipas tij, një sërë rezolutash ndërkombëtare kanë dënuar kapjen e shtetit dhe deformimin e zgjedhjeve në Shqipëri, çka tregon,...