Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Me 230 km në orë dhe me 120 kg drogë në makinë/ Dënohet shqiptari, gjykatësja: Doje edhe rroba me figurën e Escobar-it
Nga Michel Clementz, L’INDEPENDANT Rrjetet sociale nganjëherë bëhen ndihmëse të mira të drejtësisë; të paktën “postimi” i trafikantit nuk bëri gjë tjetër veçse forcoi bindjen e gjyqtarëve, të cilët e konsiderojnë se ai ka kohë që është i zhytur në trafik. Më 22 nëntor, Majk, një tridhjetëvjeçar shqiptar, u kap në Ur të Francës nga autoritetet; ai po transportonte rreth 120 kg kanabis drejt Italisë. Ndërsa makina e tij kishte një vend të fshehtë të përshtatur, pakot ishin thjesht të vendosura në pjesën e pasme të automjetit. Para gjykatës korreksionale të Perpignan-it në Francë, ai thotë se kishte vepruar i detyruar, i shtyrë që të shlyente një borxh prej 30.000 euro të marrë nga njerëz pak të besueshëm. I hiqnin 1.000 euro nga borxhi për...