Skandali në BE! Kush janë dy zyrtarët e arrestuar së bashku me Mogherinin

Skandali në BE! Kush janë dy zyrtarët e arrestuar së bashku me Mogherinin

Stefano Sannino, Federica Mogherini dhe Cezare Zegretti BRUKSEL-Ish-shefja e diplomacisë së BE-së dhe aktualisht rektore e “Kolegjit të Europës”, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion që përfshin një program trajnimi të diplomatëve europianë. Përveç Mogherinit në pranga janë vendosur edhe dy zyrtarë të tjerë.  Stefano Sannino, sekretari i përgjithshëm i shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së midis viteve 2021 dhe 2024 dhe tani drejtor i përgjithshëm i Komisionit Evropian, ishte një tjetër nga të arrestuarit. Sannino, një ish-diplomat italian, ishte nëpunësi më i lartë civil në EEAS dhe aktualisht është drejtor i përgjithshëm për departamentin e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Gjirit në Komision. Personi i tretë në paraburgim në lidhje me hetimin është Cesare Zegretti,...