KQZ-ja, nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të 28 dhjetorit

KQZ-ja, nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite. Përpjekjet e kaluara për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje kësaj partie ishin kundërshtuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare. Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër. Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e...