Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Sherr për një vajzë! Një person nxirret me forcë nga makina dhe goditet me sende të forta, niset drejt Traumës
FOTO ILUSTRUESE LEZHË-Një incident i dhunshëm është regjistruar në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti, ku Petrit Paloka është dhunuar barbarisht. Raportohet se Paloka është nxjerrë me forcë nga makina e tij nga disa të tjerë, të cilët më pas e kanë goditur me sende të forta. Pas ngjarjes i plagosuri është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI