Rasti i rrallë/ Komentatori i stadiumit nuk thërriti emrin e Ernest Muçit pas super golit, ishte i shokuar?

Rasti i rrallë/ Komentatori i stadiumit nuk thërriti emrin e Ernest Muçit pas super golit, ishte i shokuar?

Ernest Muçi është njeriu i momentit në Turqi! Të gjithë po flasin për të dhe veçanërisht te Beshiktashi janë të penduar që e lejuan ikjen e këtij futbollisti. Më saktë janë penduar tifozët që nuk shikonin një lojtar me shumë të ardhme te shqiptari pas disa luhatjeve të frikshme në performancat e tij. Megjithatë Muçi e kishte thënë problemin e tij, fakti që nuk luante si numër 10 pas sulmuesit kryesor, por përdorej gjithmonë në krahë. Pas ardhjes te Trabzonspor, kishte sërish disa luhatje në performanca derisa sulmuesi shpërtheu me tre gola, dy nga të cilat ishin të një niveli tjetër. Një detaj shumë i rrallë ishte fakti që komentatori i stadiumit nuk e përmendi emrin e Ernest Muçit pas golit. Pra gjithmonë jemi mësuar...