Mark Krasniqi: Asimilimi i shqiptarëve u ndërpre me kalimin në fenë muslimane…para islamizimit shqiptarët e besimit ortodoks në kishë kanë dëgjuar lutjet vetëm në gjuhën serbe, maqedone ose greke..

Mark Krasniqi: Asimilimi i shqiptarëve u ndërpre me kalimin në fenë muslimane…para islamizimit shqiptarët e besimit ortodoks në kishë kanë dëgjuar lutjet vetëm në gjuhën serbe, maqedone ose greke..

Ilirët (shqiptarët) kanë filluar të kalojnë në krishterim shumë herët. Madje, dihet se edhe Shën Pjetri e Shën Pali, apostuj të krishtit, pra bashkohës të tij, kanë predikuar fenë e re ndër shqiptarë në Iliri. Por të dhënat historike dëshmojnë se krishterimin shqiotarët e përqafuan në shekullin e katërt. Pas ndarjes e krishterimit në kishën e lindjes – ortodokse dhe në kishën e katolike më 1054 shqiptarët mbetën me kishën ortodokse, sepse në trevat e tyre sundonte Bizanti (Greqia), e më vonë Serbia. E tillë ka qenë gjendja, sidomos në Kosovë. Gjatë sundimit të Bizantisë e të Serbisë, shqiptarët janë asimiluar në përmasa shumë të mëdha nga presioni i pushtetit dhe i kishës greke në jug (Çamëri dhe në vise të tjera në Greqi), dhe...