PD nis ciklin e Foltoreve nga njësia 9, Berisha: Do bëjmë një analizë, por jo një gjah shtrigash!

PD nis ciklin e Foltoreve nga njësia 9, Berisha: Do bëjmë një analizë, por jo një gjah shtrigash!

Kreu i PD-së, Sali Berisha pas disa Foltoreve para Kryeministrisë, këtë mbrëmje u pa në Njësinë nr. 9 në Tiranë, ku i është rikthyer premtimeve për hapjen e partisë. Teksa u ndal tek analiza e zgjedhjeve, ai tha se ajo do të nis që sot, ndërsa theksoi se nuk duhet që partia të kthehet në një gjueti shtrigash. Berisha tha se pret edhe sugjerime nga secili demokratë për t’u përmirësuar. ”Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore. Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë. Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot...