Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Foltoren’ e turit! Berisha tregon skemën ‘me kërkesën’ për Salianjin: Jo gjueti shtrigash në parti, i ftoj të gjithë në analizë
Sali Berisha LEZHË-Sali Berisha: Do kisha dashur të isha shumë kohë përpara në takim me ju, se ne jemi parti e debatit. Absolutisht e debatit të lirë. Por, debati gjatë periudhës së raportit, hartimit të raportit, do të ishte kundër nesh. Do ta përdorte Edi Rama për të mashtruar botën se ky këtu nuk mbrojti kutinë atje, nuk u paraqit te komisioni, nuk bëri këtë, nuk bëri atë.Këtë dhuratë nuk mund t’ia bënim ne kurrë atij. Asnjë arsye nuk ka pasur në vonesën tonë të fillimit të analizës përveç kësaj. Asnjë tjetër. E dyta, prej kësaj kaluam në zgjedhjet e Tiranës. Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore. Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim...