Lezhë, dhunohet rëndë një shtetas/ Disa persona e godasin me sende të forta pasi e nxjerrin nga mjeti. Dërgohet te Trauma

Lezhë, dhunohet rëndë një shtetas/ Disa persona e godasin me sende të forta pasi e nxjerrin nga mjeti. Dërgohet te Trauma

Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pikë karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku një i ri rreth te 30-tave është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët. I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.