Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Takimi i Salianjit me më të votuarit! Berisha: Nuk do lejojmë gjueti shtrigash në parti
Sali Berisha nisi sot ciklin e foltoreve me bazën e demokratëve, pas paralajmërimeve se këtë gjë do e bënte Ervin Salianji nga Durrës. Berisha u ndal në njësinë numër 9 në Tiranë, teksa foli edhe për analizën e partisë post-zgjedhje. Berisha tha se sot nis analiza, por nuk duhet të shndërrohet në një gjueti shtrigash. Ai shtoi se PD do kthehet më e fortë dhe nuk do e lejojë Ramën të gëzojë mandatin e katërt. “A mundet të përdorim situatën, faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë problematika tona? Në asnjë mënyrë. Fillojmë sot, një debat fillojmë sot një analizë që do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme PD. Jeni ftuar secili nga ju, të japë mendime,...