“Bojkotuat ceremoninë e Flamurit”/ Përplasje në Kuvend, Bardhi-Bido: Patriotizmin tregoje kur voton projekte, Llogaranë

“Bojkotuat ceremoninë e Flamurit”/ Përplasje në Kuvend, Bardhi-Bido: Patriotizmin tregoje kur voton projekte, Llogaranë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, i është përgjigjur deputetit të PS Ardit Bido i cili akuzoi demokratët se kanë bojkotuar ceremoninë e ngritjes së Flamurit më 28 Nëntor. Bido akuzoi opozitën se mungesa e tyre në ceremoni përbënte mosrespektim ndaj simbolit kombëtar. Ardit Bido- Është paudhësi, është paturpësi, është e paskrupullt që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Unë e di që kur thoni të bojkotoni flamurin, e keni fjalën për Flamur tjetër. Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp. E di urdhrin tuaj të përgjithshëm që në këtë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. A thua se bashkia është institucion partiak, a thua se në këtë...