Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Rama i kishte bërë programin që t’i merrte…”/ ‘Foltore’, Berisha zbulon skenarin: Mogherini do vinte nesër në Tiranë
Partia Demokratike ka nisur sot foltoren e turit që do të mbahet në të gjithë Shqipërinë. Në fjalën e tij, kreu i PD Sali Berisha, u ndal në arrestimin e ish zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini, një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj, thanë dy persona me njohuri për hetimin për Euractiv. “Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”, tha Berisha. Pjesë nga fjala e Berishës: Kjo do të thotë...