Aksident me vdekje në Maliq

Aksident me vdekje në Maliq

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq. Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.