Can Yaman, protagonisti kryesor i “Sandokan”: Jam shqiptar!

Can Yaman, protagonisti kryesor i “Sandokan”: Jam shqiptar!

Can Yaman, aktori i dashur për publikun dhe protagonisti kryesor i serialit “Sandokan”, i cili së shpejti do të transmetohet në televizionin kombëtar Vizion Plus, ka zbuluar në një intervistë për mediat italiane se ka origjinë shqiptare. Yaman theksoi se nëna e tij është me origjinë nga Kosova, ndërsa babai i përket diasporës shqiptare që ka mbërritur herët në Turqi.  “Jam rritur në Suadiye, një lagje rezidenciale në pjesën aziatike të qytetit, me fusha futbolli e basketbolli për djemtë. Është një zonë e banuar nga emigrantë të gjeneratës së dytë e të tretë, si gjyshërit e mi me origjinë kosovare e shqiptare, që kishin ardhur në Turqi gjatë luftës. Ata mes tyre flisnin shqip”, u shpreh ai. I pyetur nëse di të flasë shqip, aktori...