Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: S’ka pasur mundësi më të mirë për paqe! Putin: I gatshëm nëse Evropa do luftë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka pasur “kurrë” mundësi më të mirë se tani për ta arritur një marrëveshje për të ndalur luftën e Rusisë ndaj vendit të tij, edhe pse homologu i tij rus, Vladimir Putin, i akuzoi qeveritë evropiane se po bëjnë përpjekje për ta bllokuar procesin e paqes. Zelensky foli teksa i dërguari i posaçëm i amerikan, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë për bisedime mbi një propozim për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara. Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, fluturuan për në Moskë më 2 dhjetor për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin dhe negociatorët rusë, pas një propozimi fillestar 28-pikësh nga SHBA-ja – i cili kryesisht shihej si i përputhshëm me...