Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident me vdekje në aksin Maliq-Lozhan, humb jetën këmbësori
Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Maliq – Lozhan. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kolanec, kur një këmbësor është goditur nga një mjet. Fatkeqësisht këmbësori, 67-vjeç ka humbur jetën. Mësohet se viktima është banor i fshat Maliq, i cili ka qenë duke ecur në këmbë nga qyteti i Maliqit në drejtim të fshatit të tij, ndërkohë që mjeti që e ka aksidentuar ka qenë duke lëvizur nga Lozhani në drejtim të qytetit të Maliqit. Burime thanë se drejtuesi i mjetit është një oficer policie i komisariatit të Maliqit, i cili ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor, ku lëvizin edhe refugjatë si dhe persona të dyshuar për prerjen e lëndëve drusore. “Rreth orës 18:10, në aksin...