Takimi Witkoff-Putin, presidenti ukrainas: Kurrë s’ka pasur mundësi më të mirë për ta ndalur luftën

Takimi Witkoff-Putin, presidenti ukrainas: Kurrë s’ka pasur mundësi më të mirë për ta ndalur luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka pasur “kurrë” mundësi më të mirë se tani për ta arritur një marrëveshje për të ndalur luftën e Rusisë ndaj vendit të tij, teksa i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, mbërriti në Kremlin për bisedime për një propozim për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara. Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, fluturuan për në Moskë ditëm e sotme për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin dhe negociatorët rusë, pas një propozimi fillestar 28-pikësh nga SHBA-ja – i cili kryesisht shihej si i përputhshëm me qëllimet ruse për pushtimin e plotë të Ukrainës – që u “përmirësua” në 19 pika pas bisedimeve midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase javën e kaluar....