Pas kërkesave nga qeveria e Trump, Maduro miraton fluturim për riatdhesimin e emigrantëve nga SHBA-ja

Pas kërkesave nga qeveria e Trump, Maduro miraton fluturim për riatdhesimin e emigrantëve nga SHBA-ja

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka miratuar një fluturim për riatdhesimin e emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara, njoftuan autoritetet venezueliane. Sipas ‘Reuters’, ky vendim vjen disa ditë pasi Karakasi tha se komentet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kishin penguar praktikisht programin e fluturimeve. “Autoriteti Aeronautik i Venezuelës ka marrë një kërkesë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të rinisur fluturimet e riatdhesimit të migrantëve nga ky vend në Venezuelë“, tha Ministria e Transportit në një deklaratë të martën në mëngjes. Një fluturim i Eastern Airlines nga Phoenix është autorizar të ulet në Maiquetia, afër Karakasit, shtoi ministria. Fluturimet e riatdhesimit, të cilat ndodhnin dy herë në javë, ishin pezulluar pasi qeveria venezueliane tha se komentet e Trump, sipas të cilave hapësira ajrore e Venezuelës...