VIDEO/ Balliu në Foltoren e degës 9: Mazhoranca është minorancë në vota, por mazhorancë në krim dhe korrupsion

VIDEO/ Balliu në Foltoren e degës 9: Mazhoranca është minorancë në vota, por mazhorancë në krim dhe korrupsion

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë takimit në Foltoren me demokratët e degës nr. 9 në Tiranë, ka sulmuar ashpër mazhorancën, duke e akuzuar atë si një ‘minorancë në vota, por mazhorancë në krim’. Në fjalën e tij, Balliu deklaroi se qeveria aktuale qëndron në pushtet përmes vjedhjes së votave dhe pasurive publike. ‘Ata që sot janë të vetëshpallur mazhorancë, në të vërtetë janë një minorancë, por janë mazhorancë në krim. Janë mazhorancë sepse vjedhin vota dhe paratë e qytetarëve,’ u shpreh Balliu. Deputeti theksoi se përballja me mazhorancën në Kuvend është e lehtë për demokratët ‘që nuk kanë vjedhur kurrë’, ndërsa theksoi se e vërteta e korrupsionit dhe kapjes së shtetit është tashmë e njohur edhe në arenën ndërkombëtare. ‘Ata që sot janë...