SYRI siguron pamje nga atentati: Çasti kur autori me kapuç në kokë godet për vdekje biznesmenin Mondi Mëhalla

SYRI siguron pamje nga atentati: Çasti kur autori me kapuç në kokë godet për vdekje biznesmenin Mondi Mëhalla

Pamjet ekskluzive të siguruara nga SYRI hedhin dritë mbi momentet e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së dielës, 30 nëntor 2025, ku u ekzekutua biznesmeni i njohur elbasanas Mondi Mëhalla, 43 vjeç. Në fotografinë e siguruar shihet një nga autorët, tërësisht i maskuar, teksa drejton armën drejt viktimës në çastet vendimtare të ngjarjes. Figura e autorit është e mbuluar, ndërsa qëndrimi dhe drejtimi i armës tregojnë se atentati është kryer me qetësi dhe saktësi të lartë. Pak orë më parë policia ka arrestuar ish ortakun e Mëhallës në biznesin taksi (“EL-TAXI”), Xhino Ago pasi 'nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani'.  “Gjithashtu, gjatë operacionit të koduar ‘Strike” u...