Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Konispol – Inaugurohet këndi i ri i lojërave, investim i Raiffeisen Invest në bashkëpunim me Bashkinë – VIDEO
Konispol – Inaugurohet këndi i ri i lojërave, investim i Raiffeisen Invest në bashkëpunim me Bashkinë Konispol Në qytetin e Konispolit u inaugurua sot këndi i ri i lojërave, një investim i mundësuar nga Raiffeisen Invest në bashkëpunim me Bashkinë Konispol. Kjo hapësirë e re rekreative vjen me synimin për t’u ofruar fëmijëve një ambient të sigurt dhe bashkëkohor për lojë dhe zhvillim. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Drejtori i Pergjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, z. Christian Canacaris si dhe kryetari i Bashkisë Konispol z. Ergest Dule, të cilët vlerësuan kontributin e këtij projekti dhe rëndësinë që ai ka për komunitetin lokal. Ky investim është pjesë e angazhimit të Raiffeisen Bank dhe Raiffeisen Invest për përgjegjësi sociale, duke mbështetur...