Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Qendrat e emigrantëve paditen në Gjykatën italiane: Shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve
PAMJE NGA GJADRI ITALI-Organizata ndërkombëtare ‘ActionAid’ ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni, për shpërdorimin e e parave në kuadër të të ashtuquajturit ‘Operacioni Shqipëria’, për ndërtimin e kampeve në Shëngjin. Mediat fqinje raportojnë se ndërtimi i qendrave në Shqipëri filloi me 39.2 milionë euro dhe vetëm dhjetë ditë më vonë, me "Dekretin PNRR 2", përgjegjësia për projektin u transferua nga Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë tek Ministria e Mbrojtjes, dhe kosto u rrit në 65 milionë euro. Sipas organizatës ‘ActionAid’ Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar tendera me vlerë 82 milionë euro, ka nënshkruar kontrata me vlerë mbi 74 milionë euro dhe ka shpërndarë më shumë se 61 milionë euro për instalimet. Sipas analizës të organizatës ndërkombëtare,...