“Njerëzit që kapen duke vjedhur në zyrë”/ ‘Foltore’, deputeti Xhaferri: Në burg, i gjithë kabineti i qeverisë Rama

“Njerëzit që kapen duke vjedhur në zyrë”/ ‘Foltore’, deputeti Xhaferri: Në burg, i gjithë kabineti i qeverisë Rama

Partia Demokratike ka nisur turin e foltoreve me një takim në Njësinë nr. 9, ku drejtues dhe mbështetës të forcës politike zhvilluan bashkëbisedim me demokratët e zonës. Gjatë këtij takimi, kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferi, mbajti një fjalim të fortë politik, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje. Xhaferi deklaroi se në këtë betejë opozitare, Sali Berisha mbetet figura kryesore që sipas tij “do të inspirojë shqiptarët për ta çuar vendin drejt ndryshimit politik”. Duke iu referuar zhvillimeve ndërkombëtare, Xhaferi përmendi edhe çështjen e raportuar të ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, duke e përdorur rastin, siç u shpreh ai, për të theksuar se “drejtësia duhet të veprojë njësoj në çdo vend”. Ai përsëriti akuzat ndaj anëtarëve...