Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ndryshime në Policinë e Shtetit, drejtorë të rinj për Elbasanin dhe Korçën. Tre emra për Kukësin
Në Policinë e Shtetit do të kemi emra të rinj drejtuesish për qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Ishte drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda që çeli garën sipas ligjit të Policisë së Shtetit për rifreskimin e kupolës drejtuese. Emrat e oficerëve që kanë aplikuar janë që nga Loard Sallaku, Uljan Shpataraku, Islor Islami, Alban Çela dhe Dritan Lena. Oficeri i karrierës Loard Sallaku me 21 vite eksperiencë, një nga emrat e rinj më me perspektivë në Policinë e Shtetit prej 5 muajsh drejtor i komanduar në Policinë e Kukësit, është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit. Oficeri Uljan Shpataraku me mbi 15 vite eksperiencë në Polici është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Korçës, që prej një viti drejtohej...