Malaj dhe Gazheli prezantojnë në Rinas manualin doganor për pasagjerët: Lehtëson udhëtimin

Malaj dhe Gazheli prezantojnë në Rinas manualin doganor për pasagjerët: Lehtëson udhëtimin

Ministri i Financave Petrit Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli, prezantuan këtë të martë në Rinas manualin doganor për pasagjerët, botimin e parë të këtij lloji nga Administrata Doganore Shqiptare. Ky manual i ri përmbledh në një dokument të vetëm të gjitha rregullat kryesore për hyrjen dhe daljen e pasagjerëve nga Shqipëria, duke ofruar informacion të qartë dhe të detajuar mbi mallrat e lejuara dhe të ndaluara, kufijtë pa detyrim doganor, deklarimin e valutës dhe mjeteve të pagesës, barnat personale, udhëtimin me kafshë shtëpiake, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe procedurat për automjetet me targa të huaja. Gjatë prezantimit, Ministri Malaj deklaroi se “shumë qytetarë hasin vështirësi për të kuptuar procedurat doganore. Ky manual u ofron atyre një udhërrëfyes të qartë, që...