Trup i pajetë në “Bulevardin e Ri” në Tiranë, ja pistat që po verifikohen

Trup i pajetë në “Bulevardin e Ri” në Tiranë, ja pistat që po verifikohen

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur brenda në një kanal me ujë ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur afër një kantieri në “Bulevardin e Ri”, në Tiranë dhe viktima është H.S., 74 vjeç. Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe gjatë këqyrjes paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Hetimet po vijojnë për ekspertimin mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. “Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës”, tha policia e kryeqytetit. Paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, rënien në kanal të viktimës dhe pamundësinë...